Chelsea kërkon zëvendësuesin e Rudigerin

Futboll

Chelsea kërkon zëvendësuesin e Rudigerin

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 17:39
Chelsea kërkon zëvendësuesin e Rudigerin

Antonio Rudiger zgjodhi Real Madrid për të vazhduar karrierën, teksa ka lënë një boshllëk në skuadrën e Chelsea.

Drejtuesit kanë vazhduar me punën dhe kërkojnë një lojtarë që të zëvendësojë më së miri gjermanin, teksa kanë hedhur sytë nga Interi, aty ku kanë pikasur Milan Skriniar.

“L’Equipe” raporton se Chelsea ka testuar terrenin për të kuptuar se cilat janë synimet reale të Nerazzurrëve, me Interin që kërkon minimalisht 70 milionë euro për sllovakun.

Kujtojmë se Chelsea për të siguruar shërbimet e Skiniar duhet të mposhtë PSG, pasi parizienët nuk dorëzohen për sllovakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat