Maqedonia në kërkim të një fitoreje bindëse

Futboll

Maqedonia në kërkim të një fitoreje bindëse

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 17:50
Maqedonia në kërkim të një fitoreje bindëse

Me ndeshjen kundër Gjibraltarit, e cila do të nis në orën 18:00 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, do të mbyll ciklin e ndeshjeve të muajit qershor në Ligën e Kombeve.

Të përzgjedhurit e trajnerit Blagoja Milevski do të zhvillojnë ndeshjen e katërt në Grupin e 4-të Ligës C.

Pas disfatës nga Gjeorgjia, tre ditë më parë, kjo do të jetë një mundësi e mirë për të regjistruar fitoren e dytë në ciklin e tretë të Ligës së Kombeve, ku Maqedonia ka regjistruar një barazim dhe një fitore.

Kujtojmë se Maqedonia mundi Gjibraltarin në sfidën e parë të zhvilluar me qershor me rezultat 2-0, ndërsa aktualisht numëron 4 pikë, duke qëndruar në vendin e dytë të renditjes, Gjeorgjisë, e cila ka maksimumin, me 9 pikë. Bullgaria është e treta me dy dhe Gjibraltari është i fundit me një pikë të fituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat