Kryetari i Dardanëve: Kjo datë e shenjtë për popullin tonë përkon me një ngjarje të madhe sportive

Futboll

Kryetari i Dardanëve: Kjo datë e shenjtë për popullin tonë përkon me një ngjarje të madhe sportive

Nga: K. G. Më: 12 qershor 2022 Në ora: 18:46
Lulzim Berisha

Të gjithë në pritje të ndeshjes si finale mes Greqisë dhe Kosovës, e cila luhet sonte në orën 20.45 në Volos.

Kosova kërkon fitore në Volos dhe do t'i përforconte fuqishëm gjasat për kreun e tabelës në Ligën C të Kombeve në futboll. 

Kryetari i tifozëve Dardanë, Lulzim Berisha, tha se sot është një ditë e veçantë për shtetin e Kosovës.   

“Sot, kur shënojmë ditën e çlirimit të Kosovës, na rikthehen në mendje kujtimet e hidhura dhe gjithë ata njerëz të luftës dhe pendës, të cilët dhanë kontribut të çmuar që ne tani të jetojmë në liri.

Kjo datë e shenjtë për popullin tonë përkon me një ngjarje të madhe sportive, kur Kombëtarja e Kosovës sonte luan një ndeshje kruciale ndaj Greqisë.

Duam tri pikë për ta nderuar këtë përvjetor lirie dhe për ta nisur një rrugëtim, i cili i përmbushë pritshmëritë dhe vullnetin e të gjithëve.

Kërkojmë një ndeshje ku të gjithë të ndjejnë të rrahurat e zemrës.

Mirënjohës ndaj lirisë. Të përgjegjshëm ndaj detyrave me të cilat ngarkohemi.

Përpara Kosovë!

Përpara Dardanë!”, ka shkruar Lulzim Berisha në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat