Gjiganti anglez e dëshiron Asension

Futboll

Gjiganti anglez e dëshiron Asension

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 19:10
Gjiganti anglez e dëshiron Asension

Manchester United raportohet se po zhvillon bisedimet me Jorge Mendesin rreth mundësisë për të nënshkruar me klientin e tij, Marco Asension.

26-vjeçari do të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës, pasi që nuk është më në planet e klubit spanjoll.

Sipas “ABC”, zyrtarët e Manchester Unitedit janë aktualisht në bisedime me Mendesin për të diskutuar rreth mundësisë që spanjolli të transferohet në “Old Trafford”.

Tutje, mediumi spanjoll ka shkruar se trajneri i ri i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag, dëshiron që klubi i tij të shtojë një sulmues krahu në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Në anën tjetër, Real Madridi mendohet se do të pranonte një ofertë prej 50 milionë eurove për shitjen e Asensios.

Kontrata e reprezentuesit spanjoll me “Los Blancos” skadon zyrtarisht më 30 qershor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat