Mediumi serb çudit për Muriqin: Kaos mes grekëve dhe Kosovës! 

Futboll

Mediumi serb çudit për Muriqin: Kaos mes grekëve dhe Kosovës! 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 qershor 2022 Në ora: 23:51
Mediumi serb çudit për Muriqin: Kaos mes grekëve dhe Kosovës! 

Media serbe “Kurir” i gëzohet provokimeve që shkaktuan disa huliganë grekë ndaj Dardanëve dhe Kombëtares së Kosovës në stadiumin në Volos.

Kjo farë media serbe pa pikë marre shkruan dhe shtrembëron gjërat si gjithmonë për ndeshjen e sotme mes Greqisë dhe Kosovës.   

Madje vazhdon paturpësisht ta quajë e ashtuquajtura Kosovë. 

“Futbollistët grekë kanë zotëruar (2:0) të ashtuquajturën Kosovë, në ndeshjen e xhiros së 4-të të divizionit C të Ligës së Kombeve

Ndeshja në Volos ka qenë në mes të kaosit të tifozëve dhe më pas incidentet janë përhapur edhe në fushë.

Gjatë himnit të Kosovës, tribunat janë vërshuar nga flamujt e Serbisë dhe aty shkruhej qartë “Kosova është zemra e Serbisë”, gjë që ka krijuar menjëherë shqetësim.

Rreth 100 tifozë të të ashtuquajturës Kosova kanë ardhur në stadiumin e Greqisë dhe aty kanë ndodhur edhe incidentet e para të mëdha. Gjegjësisht, diku para përfundimit të pjesës së parë, ka pasur edhe hedhje të mjeteve piroteknike mes tifozëve nga Greqia dhe tifozëve mysafirë.

Menjëherë pas këtij konflikti ka pasur një tension në fushë, kur sulmuesi Muriqi është afruar te arbitri për t'i kërkuar ndërprerjen e lojës, të cilën ai e ka refuzuar.

Muriqi ka “ndihmuar” duke thënë se kjo duket si një luftë, jo një ndeshje futbolli”, shkarravit ky medium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat