Dybala - Correa darkojnë në Miami

Futboll

Dybala - Correa darkojnë në Miami

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 11:36
Dybala - Correa darkojnë në Miami

Nga Miami në Milano, udhëtimi i radhës i Paulo Dybala është tashmë i rezervuar.

Nënshkrimi me Interin po afrohet gjithnjë e më shumë, detajet e fundit do të përcaktohen në takimin e radhës mes Beppe Marotta dhe Jorge Antun të planifikuar brenda dy-tre ditëve të ardhshme, pikërisht në kohën e kthimit në Itali të presidentit Steven Zhang , i thirrur firmosur ardhjen e Joyas dhe rinovimin e Simone Inzaghit.

Ndërkohë , Dybala vazhdon pushimet e tij në Florida, aty ku ndodhet edhe Joaquin Correa me pushime,  shokë skuadre në kombëtare, të cilët mund të jenë bashkë edhe te Interi.

Të dy kanë darkuar së bashku në një klub në Miami, “Forte dei Marmi”, teksa pronari restorantit ka menduar të përjetësojë një foto me të dy yjet argjentinas, ndërsa i ka nxjerrë zbuluar, pasi ka postuar në Instagram foton  duke e kompletuar me një mbishkrim emblematik: “Dybala, mirë se erdhe në Inter”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat