Suarez te “Zonja e Vjetër”?

Futboll

Suarez te “Zonja e Vjetër”?

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 12:39
Suarez te “Zonja e Vjetër”?

Nga 1 korriku, Luis Suarez do të jetë i lirë të gjejë një strehë të re.

Sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, kjo e ardhme mund të përkojë sërish me Juventusin. Përfaqësuesit e sulmuesit ia kanë ofruar atë Juventusit, i cili për momentin nuk e ka përjashtuar si mundësi apriori.

Suarez konsiderohet si një lloj ‘plani B’, ndërsa prioriteti quhet Anhel Di Maria, i cili në mendimet e Allegrit është një nga dy të huajt, së bashku me Kiezën, në treshen titullare sulmuese, të kompletuar nga i paprekshmi Vlahovic.

Ish-lojtari i Liverpullit dhe Barcelonës do të ishte një lloj zëvendësuesi i sulmuesit serb. Pista e Suarezit do të nxehej nëse nuk do të gjendej një marrëveshje me Atletiko Madridin për shlyerjen e kartonit të Alvaro Morata-s, 35 milionë euro.

Së fundi është përfolur edhe një interesim i Atalantës, destinacion që e favorizon të njëjtin sulmues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat