Lukaku në Serie A?

Futboll

Lukaku në Serie A?

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 15:01
Lukaku në Serie A?

13 gola në 38 ndeshje përgjatë këtij sezoni te Chelsea janë shumë pak për një sulmues për të cilin në verë londinezët shpenzuan 100 milionë euro për ta transferuar në Stamford Bridge. Fjala është për Romelu Lukakun i cili tashmë ëndërron një rikthim te Inter aty ku shfaqi më së miri kualitetet e tij.

Por kush është arsyeja që belgu nuk mundi të tregohej vendimtar në Angli? Përgjigjen mundohet ta japë një ish i Chelseat. John Obi Mikel thekson se niveli në Premier League është shumë i lartë, në dallim nga Italia ku loja është e ngadaltë.

Ndaj ish-mesfushori thekson se Lukaku duhet të kthehet shpejt në Serie A, pasi në Angli është inferior në duelet me kundërshtarët.

“Mendoj se arsyeja pse Lukaku nuk shkëlqen në Angli ashtu siç bënte në Itali, qëndron te diferenca që kanë dy kampionatet. Premier League është shumë e fortë, e shpejtë, potente ndërsa në Serie A luhet një lojë e ngadaltë.

Kampionati anglez ka shumë cilësi, ritmi i kampionatit është shumë i lartë dhe është dukshëm superior ndaj kampionatit italian.

Në Itali lojtarët mund të luajnë deri në moshën 40-vjeçare, ndërsa në Premier është shumë e vështirë që diçka e tillë të ndodhë. Për mendimin tim, Lukaku duhet të kthehet shpejt në Itali për t’u rikthyer protagonist”, u shpreh Mikel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat