Drita mendon për sfidën me Inter Turkun

Futboll

Drita mendon për sfidën me Inter Turkun

Nga: K.G.. Më: 14 qershor 2022 Në ora: 15:24
Drita mendon për sfidën me Inter Turkun

Drita do të ndeshet me ekipin nga Finlanda, Inter Turku.

Skuadra nga Gjilani synon që të kualifikohet sa më lartë në këtë garë. Inter Turku nuk është ekip e panjohur për dashamirët e futbollit Kosovë.

“Klubi ynë, FC Drita do të takohet me FC Inter Turku nga Finlanda në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

FC Drita për shkak të sukseseve evropiane në edicionet e kaluara ka rritur koeficientin dhe ishte në mesin e skuadrave bartëse në short.

Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës do të paraqiten 60 skuadra evropiane”, njofton FC Drita.

FC Drita ndeshjen e parë luhet më 7 korrik në konak të Inter Turkut, kurse ajo e kthimit më 14 korrik në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat