Galatasaray i ofron Sanchez-it një kontratë 3-vjeçare   

Futboll

Galatasaray i ofron Sanchez-it një kontratë 3-vjeçare   

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 18:15
Galatasaray i ofron Sanchez-it një kontratë 3-vjeçare   

Sipas Interit, Galatasaray i ka ofruar një kontratë trevjeçare Alexis Sanchez.

Megjithatë, El Nino Maravilla nuk duket i interesuar për një transferim në Turqi dhe është në pritje të ofertave të tjera nga klube të mëdhenj evropianë.

Për momentin, gjithçka duket e qetë, madje edhe Marseille që kishte shfaqur interes ditët e fundit, nuk po lëviz.

Sanchez ka ende edhe një vit kontratë me Nerazzurrët, të cilët nuk kanë në plan ta përfshijnë atë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat