Barcelona “i mbyll derën”

Futboll

Barcelona “i mbyll derën”

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 19:18
Barcelona “i mbyll derën”

E ardhmja e mesfushorit të Barcelonës dhe Spanjës, Gavi, është një nga të panjohurat e mëdha për klubin katalanas.

Lojtari dhe klubi janë duke biseduar prej muajsh për gjendjen e një rruge të përbashkët që do të çonte në rinovimin e tij.

Megjithatë, për momentin, të tria ofertat e bëra nga klubi kanë hasur në refuzimin e talentit 17-vjeçar. E me marrëveshjen mes palëve që po vonon, klube të tjera kanë nisur të shqetësojnë edhe më shumë Barcelonën.

Liverpuli dhe Mançester Siti janë gati të paguajnë klauzolën e tij prej 50 milionë eurosh.

Por, në fakt, klauzola e largimit të tij nga Barça ka arritur në 100 milionë euro në bazë të kontratës që Gavi firmosi me klubin në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat