Arlind Ajeti ka zgjedhur përfundimisht Tiranën!?

Futboll

Arlind Ajeti ka zgjedhur përfundimisht Tiranën!?

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 19:30
Arlind Ajeti ka zgjedhur përfundimisht Tiranën!?

Arlind Ajeti është shumë pranë rikthimit në Shqipëri, por këtë herë jo me Kombëtaren, por për të luajtur me Tiranën.

Ky është raportimi që ka ardhur nga mediat italiane.

Sipas tyre, bisedimet mes bardhebluve dhe lojtarit kanë zgjatur për disa ditë.

Koha është vonuar për shkakun se Ajeti kërkonte të fliste pas përfundimit të ndeshjeve të Play Off në Serinë C të Italisë, teksa është pjesë e Padovës.

Sipas asaj që po përflitet, nuk ka asgjë shans që Ajeti të vazhdojë sërish me Padovën, teksa Tirana ka avancuar së tepërmi me bisedimet dhe pas pak ditësh pritet zyrtarizimi i marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat