Ferizaj me klub të femrave

Futboll

Ferizaj me klub të femrave

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 19:33
Ferizaj me klub të femrave

Klubi i futbollit Ferizaj aktivizon edhe klubin e femrave. Synimi i tyre është të bëjnë një ekip të mirë në konkurrencën e femrave.

“FC Ferizaj (femrat) me hapa të sigurtë!

Se çfarë organizimi është bërë në klub, më së miri e dëshmon edhe aktivizimi i klubit të femrave në futboll në FC Ferizaj, ku çdo ditë po punohet me intensitet e përkushtim të lartë me trajneren e femrave, Festina Koxha.

Se fundi klubi i femrave ka zhvilluar disa ndeshje miqësore po ashtu ka marrë pjesë në disa turne regjional, ku nuk munguan as qmimet për lojtare të dalluar nga klubi jonë.

Nga tasht e tutje FC Ferizaj u17 (femrat) fillojnë edhe garat e rregullta kampionale të organizuara nga FFK.

Me punë dhe përkushtim arrijmë aty ku e kemi planifikuar!”, njofton FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat