Kosta Rika ekipi i fundit që shkon në Botëror

Futboll

Kosta Rika ekipi i fundit që shkon në Botëror

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 23:10
Kosta Rika ekipi i fundit që shkon në Botëror

Kosta Rika është skuadra e 32-të dhe e fundit që siguron “biletën” për Kupën e Botës Katar 2022, pas fitores me rezultatin 1-0 ndaj Zelandës së Re.

Një ndeshje që u mbizotërua nga Zelanda e Re, por fati ishte nga ana e Kosta Rika-s. Takimi u zhbllokua në minutën e 3’, me Campbell që pas një asisti nga ana e Bennette do ta dërgonte topin në rrjetë.

Më pas në minutën e 39’ Zelanda e Re do të kërkonte barazimin me Chris Wood, por goli i tij u anulua nga VAR, pasi kishte shkaktuar faull.

Në fraksionin e dytë situata do të vështirësohej akoma më shumë për ekipin nga Zelanda e Re, i cili në minutën e 67’ mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi Barbarouses mori karton të kuq.

Kështu Kosta Rika siguron vendin e saj në Katar 2022, ku do t’ju bashkohet Spanjës, Gjermanisë dhe Japonisë në Grupin E.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat