Ish-sulmuesi i Interit i vetofrohet Milanit

Futboll

Ish-sulmuesi i Interit i vetofrohet Milanit

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 11:25
Ish-sulmuesi i Interit i vetofrohet Milanit

Milani është duke punuar që të pëforcojë ekipin për sezonin e ardhshëm, sidomos në repartin e sulmit.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, ish-sulmuesi i Interit, i cili aktualisht aktivizohet në radhët e Napolit, Mateo Politano i është vetofruar Milanit.

Vetë Politano, i cili ishte i impenjuar me kombëtaren e Italisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve i ka kërkuar klubit nga Kampanja largimin dhe ka filluar duke shqyrtuar ofertat me kuqezinjtë nga Milano ku i është vetofruar.

28-vjeçarin me shumë interes po e ndjek edhe Gatuzo te Valencia, por situata ekonomike e klubit spanjoll i bën më të vështira gjërat.

Për Politanon ka pasur bisedime edhe nga Fiorentina, teksa De Laurentis për sulmuesin anësor kërkon 15 milionë euro për ta lënë të lirë.

Në sezonin që përfundoi, Mateo Politano u aktivizua gjithsej në Serinë A në 33 ndeshje nga ku shënoi 3 gola dhe dhuroi dhe 4 asiste për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat