Eriksen në radarët e klubit të njohur anglez

Futboll

Eriksen në radarët e klubit të njohur anglez

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 12:10
Eriksen në radarët e klubit të njohur anglez

Christian Eriksen në janar u transferua te Brentford në Premier League për të zbritur në fushën e lojës pas disa muajsh nga problemi kardiak që pësoi në Europianin 2020.

Për fat të mirë tashmë mesfushori danez është kthyer në top formë dhe paraqitjet e treguara në kampionatin anglez kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave, të cilat kërkojnë të sigurojnë shërbimet e tij.

Kështu, një prej tyre është Manchester United i cili ka nisur kontaktet e para me agjentët e lojtarit. “Djajtë e Kuq” e shohin Eriksen si alternativën perfekte në rast se nuk arrijnë dot të firmosin me mesfushorin e Barcelonë Frenkie de Jong.

Nga ana tjetër, Eriksen nuk e konsideron United si zgjedhjen e tij të parë. Ish-mesfushori i Interit është i interesuar që të transferohet në një klub që sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat