​Zyrtare, Dani Alves i jep lamtumirën Barcelonës

Futboll

​Zyrtare, Dani Alves i jep lamtumirën Barcelonës

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 20:17
Dani Alves

Dani Alves ka përfunduar periudhën e tij të dytë te Barcelona. Edhe pse dëshira e brazilianit ishte të vazhdonte, klubi i Barcelonës e ka njoftuar atë mëngjesin e kësaj të mërkure se nuk do t'i paraqesë asnjë ofertë për rinovimin e kontratës.

Lojtari është me pushime pasi ka përfunduar angazhimet me kombëtaren, por tashmë e di që do të duhet të gjejë një ekip të ri për sezonin e ardhshëm.

Synimi i lojtarit kur u kthye në Barcelonë ishte, nga njëra anë, të ndihmonte Barcelonën në një moment të vështirë dhe, nga ana tjetër, të vazhdonte të shtonte minuta në këmbët e tij përpara Kupës së Botës në Katar. Për këtë arsye, dëshira e tij do të ishte të vazhdonte, të paktën për disa muaj, në “Camp Nou”. Dhe ai kurrë nuk e fshehu këtë. Në fakt, pas ndeshjes së fundit të La Liga-s ai siguroi se do të vazhdonte. Por Barcelona nuk e ka konsideruar të përshtatshme këtë mundësi, përcjellë KosovaPress.

Alves ka postuar një mesazh në “Instagram”, ku ndër të tjera, një pjesë e të tij thotë:

“Të dashur “Culés”. Tani është koha që ne të themi lamtumirë.|

“Do të doja të falënderoja të gjithë stafin për mundësinë që më dhanë të kthehem te Barça dhe të jem në gjendje të vesh sërish këtë fanellë të mrekullueshme, ata nuk e dinë se sa i lumtur jam!

“Shpresoj që Barcelona të mos humbasë çmendurinë dhe lumturinë time të përditshme. Shpresoj që ata që mbeten te Barça të ndryshojnë historinë e këtij klubi të bukur, e uroj me gjithë zemër.”, ka shkruar braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat