Suarez befason me klubin e ri

Futboll

Suarez befason me klubin e ri

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 20:19
Suarez befason me klubin e ri

Luis Suarez ka gjasa të vazhdojë karrierën e tij në Argjentinë.

El Observador, referuar Radio Mitre, raporton se sulmuesi 35-vjeçar ka arritur marrëveshje me River Plate.

Sulmuesi thuhet se do të udhëtojë në Buenos Aires këtë fundjavë për të përfunduar zyrtarisht transferimin.

Sulmuesi planifikon të shkojë në Botërorin 2022 në formën më të mirë.

Uruguaiani do t’i bashkohet skuadrës së re si lojtar i lirë.

Suarez bëri 35 paraqitje në La Liga sezonin e kaluar me Atl Madrid, duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar 2 asistime..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat