Braithwaite ka lënë pas një sezon të vështirë

Futboll

Braithwaite ka lënë pas një sezon të vështirë

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 11:24
Braithwaite ka lënë pas një sezon të vështirë

Martin Braithwaite ka lënë pas një sezon të vështirë, me pak minuta te Barcelona pasi vuajti edhe nga dëmtimet.

Pavarësisht se luajti vetëm disa ndeshje me Barcelonën, Danimarka e grumbulloi atë për ndeshjet e Nations League në qershor dhe për më tepër mori një rol kryesor.

Sulmuesi, i cili tani është me pushime, ka qenë mirënjohës për besimin e treguar nga trajneri Kasper Hjulmand.

“Kam luajtur më shumë në këto katër ndeshje sesa të gjithë sezonin në Barcelonë. Ishte fantastike dhe jam shumë i lumtur me besimin që më ka dhënë Kasper. Isha i vetëdijshëm se nuk do të isha titullar, por e dija se me stërvitje dhe me minutat e kufizuara që kisha, duhej ta bindja Hjulmand se isha në formë dhe ia dola. Besoj se kam treguar se jam ende i fortë, se jam vetvetja dhe se jam rikuperuar nga lëndimi. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe jashtëzakonisht mirënjohës për besimin që më ka dhënë stafi dhe jam shumë krenar që jam rikthyer dhe jam në gjendje të ndihmoj sërish ekipin” – tha 31-vjeçari për “TV 2 SPORT”.

Martin Braithwaite luajti vetëm pesë ndeshje gjatë sezonit 2021-2022 me katalanasit, katër prej tyre në La Liga dhe për më tepër shënoi dy gola, ndërsa në Nations League, me Danimarkën në katër ndeshje numëron 133 minuta. Një deklaratë e cila mund të ndikojë edhe te Barcelona, me klubin që po lëviz në merkato dhe po bënë “sforcon” finale për Lewandowski-n dhe me një lëvizje të tillë, minutazhi edhe mund të “zerohet” për danezin duke e detyruar të shohë për një skuadër të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat