Perez: Superliga është ende gjallë

Futboll

Perez: Superliga është ende gjallë

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 13:58
Perez: Superliga është ende gjallë

Reali i Madridit e mbylli sezonin e kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u shpallur kampion në Champions dhe La Liga.

Presidenti i “Los Blancosve”, Florentino Perez, ka folur për dështimin e transferimit të Mbapesë, duke e analizuar si çështje dhe gjithashtu për transferimin e mundshëm që përflitej për Halandin, por edhe për Super Ligën e Europës, që mendohej si diçka e mbyllur.

“Po , Super Liga është ende gjallë dhe ne jemi të gatshëm që ta bëjmë”, ishin fjalët e para të Perez.

Më pas numri 1 i Realit foli për Mbapenë, ku u shpreh: “Ai nuk më tradhtoi mua. Mbape na tregoi ëndrrën e tij për të luajtur me Realin e Madridit shumë e shumë herë. Por më pas çdo gjë ndryshoi brenda 15 ditëve për shkak të çështjeve politike dhe presionit ekonomik. Edhe ëndrra e tij ndryshoi. Makroni telefonoi Mbapenë dhe kjo s’ka kuptim. PSG i ofroi të ishte lideri i projektit. Këtu pash një Mbape tjetër, jo ai që ne kërkonim. Këtu askush nuk është më i madh se Reali i Madridit. Kjo gjë nuk ndryshon”.

“Mendoj se mamaje e Kilian Mbapesë donte që ai të bashkohej me Realin e Madridit, e dinte që ishte ëndrra e tij. Gjithsesi ne duhet ta respektojmë si vendim. Ne nuk firmosëm asnjë para-kontratë ose të kishim një akord me të. Nuk jemi të lejuar që ta bëjmë këtë gjë. Nuk kam thënë kurrë se Mbape s’do të transferohet më kurrë këtu. Në 3 vite, gjërat mund të ndryshojnë. Por s’e dua këtë Mbape. Ky nuk është Mbapeqë ne donim. Unë dua të vërtetin”, vazhdoi Perez.

Më pas ai u ndal dhe te çështja e Halandit, ku u shpreh: “Marrëveshja me Mbapenë nuk krijoi asnjë problem për marrëveshjen me Halandin. Ne kemi Benzemanë, kështu që është e pamundur që të kemi atë edhe Karimin. Nuk mund ta marrim Halandin për ta lënë në stol. Ai është një lojtar fantastik. Nuk mendoj se Haland ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Mançester Sitin, Kam dëgjuar disa histori për këtë, por s’kam asgjë të konfirmuar. Ai është lojtar fantastik dhe i mrekullueshëm, por ne kemi Benzemanë”.

Për ta mbyllur, Perez foli dhe për klubin e tij, duke thënë: “Unë besoj te vlerat e Realit të Madridit. Unë kurr nuk do të debatojë me një gjyqtar, trajner ose klub”, përfundoi numri 1 i Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat