Presidenti i Craiova-s: Do të jetë turp për gjithë Rumaninë të na eliminojë Vllaznia

Futboll

Presidenti i Craiova-s: Do të jetë turp për gjithë Rumaninë të na eliminojë Vllaznia

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 15:35
Presidenti i Craiova-s: Do të jetë turp për gjithë Rumaninë të na eliminojë Vllaznia

Vllaznia e Shkodrës do të përballet ndaj Craiovas në turin e parë të Conference League. Ky kundërshtar është i njohur për tifozët shqiptarë pasi do të eliminohej nga Laci në sezonin e shkuar. Të gjithë e mbajmë mend mënyrën sesi u përjetua në Rumani, një dramë e vërtetë që solli edhe protestat e tifozëëve.

Për këtë arsye, ndaj Vllaznisë do të ketë mobilizim të madh që e njëjta situatë të mos përsëritet, madje po cilësohet si një hakmarrje.

Trajneri i Craiovas ka bërë thirrje se futbolli shqiptar është agresiv dhe lojtarët do të luajnë me shpirt, por presidenti i ekipit rumun, Sorin Cartu, i ka treguar derën në rast të eliminimit që nuk mund të përtypet.

“E di që jemi 100 kilometra larg Tiranës, por nuk ka asnjë justifikim, ajo që ndodhi vitin e kaluar duhet të jetë mësim. Le të nxjerrim disa mësime radikale dhe sjellja të jetë ndryshe. Nuk mund ta pranojmë si në vitin e kaluar.

Do të ishte turp për ne dhe për gjithë futbollin e Rumunisë nëse eliminohemi prapë. Nëse të ndodhi njëherë dhe ti nuk keni mësuar akoma asgjë, atëherë është koha që të dënohesh”, tha presidenti i Craiova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat