Kukësi përforcon mbrojtjen me 25-vjeçarin maqedonas

Futboll

Kukësi përforcon mbrojtjen me 25-vjeçarin maqedonas

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 16:27
Kukësi përforcon mbrojtjen me 25-vjeçarin maqedonas

Ditë zyrtarizimesh te Kukësi. Pak çaste pasi prezantoi Kristi Koten, mesfushorin që firmosi kontratë 2-vjeçare, Kukësi ka lajmëruar edhe afrimin e dytë në skuadër.

Antonio Ilieski ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit verilindor për të firmosur për dy vite. 25-vjeçari i lindur në Gostivar, luan si qendërmbrojtës.

Ilieski ka veshur fanellën e të gjithë kombëtareve të moshave të Maqedonisë së Veriut (U15, U16, U17, U18, U19, U20, U21).

Lojtari shtatlartë është aktivizuar më parë me skuadra si Renova, Korabi i Dibrës, Tikves, Gostivarin, Makedonija dhe Euromilk GL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat