Duranski te Gjilani?

Futboll

Duranski te Gjilani?

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 16:44
Duranski te Gjilani?

Jo vetëm afrime, por edhe largime me peshë. Kështu, pas Artur Maganit, Demir Imerit dhe kapitenit Ilir Allmuça, nga Egnatia ka vendosur të largohet edhe mesfushori nga Maqedonia e Veriut, Filip Duranski.

Ky i fundit iu bashkua Egnatias në janar të këtij viti, duke marrë menjëherë vendin në formacion dhe duke treguar cilësi mjaft të mira në mesin e fushës, megjithatë kontrata ka qenë 6-mujore dhe 30-vjeçari ka zgjedhur të mos rinovojë me rrogozhinasit.

Burime për SuperSport bëjnë me dije se mesfushori Duranski ka oferta nga disa klube të rajonit.

Gjasat janë që të ndjekë trajnerin Zekerija Ramadani, që ka marrë drejtimin e skuadrës së Gjilanit në Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat