Tottenham gati të shpenzojë 90 milionë euro për Lautaron

Futboll

Tottenham gati të shpenzojë 90 milionë euro për Lautaron

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 12:47
Tottenham gati të shpenzojë 90 milionë euro për Lautaron

Tottenham gati të shpenzojë 90 milionë euro për Lautaron!

Lautaro Martinez ka përfunduar në radarët e Tottenham, me skuadrën angleze kërkon shërbimet e sulmuesit argjentinas për ta rivënë këtë të fundit sërish nën urdhrat e Antonio Contes.

Sipas Alfredo Pedulla, “Spursat” po planifikojnë të bëjnë një propozim për argjentinasin që kap vlerën e 90 milionë eurove, teksa zikaltërtit thuhet se do refuzojnë ofertën për “xhevahirin” e skuadrës, i cili ka një klauzolë largimi 105 milionë euro.

Interi gjithashtu nuk është i përgatitur të shesë sulmuesin e tyre kryesor, edhe me ardhjen e Paulo Dybalas si lojtar i lirë dhe Romelu Lukakut në huazim nga Chelsea. Lautaro Martinez shënoi 25 gola në 49 ndeshje konkurruese për Interin këtë sezon..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat