Sacchi paralajmëron Interin

Futboll

Sacchi paralajmëron Interin

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 15:37
Sacchi paralajmëron Interin

Arrigo Sacchi, në një  intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport, ka folur për transferimin e mundshëm tek Inter të Lukaku-t dhe Dybala-s, të cilët mund t’i bashkohen një Lautaro Martinez-it në sulm.

“Gjithmonë kam menduar që skuadrat nuk bëhen me emra. Kam qenë te Real Madrid si drejtor teknik në 2004-05 dhe më kanë kërkuar që të bëhesha trajner”, ka kujtuar Sacchi.

“A e dini se kush luante në sulm? Jua them unë: Beckham, Raul, Ronaldo, Zidane, Figo. Në stol, dy zëvendësuesit e parë ishin Morientes dhe Owen. Nuk ishte një ekip, ishte një film.

“Por mungonte subjekti. Falënderova presidentin, por refuzova. Për të ndihmuar mbrojtjen do të ishin dashur dy mesfushorë me jelekë antiplumb. Ekipet kanë gjithmonë nevojë për ekuilibër”.

Dhe akoma: “Në futbollin modern, njëmbëdhjetë lojtarë janë gjithmonë aktivë, si në fazën sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse, duhet të lëvizin vazhdimisht, duhet të marrin pjesë në manovra, duhet të bashkëpunojnë.

“Vetëm kështu mund të ketë një rikuperim të shpejtë të topit, kur kundërshtarët e kanë atë. Nëse tre lojtarë i dorëzohen armikut, do të thotë se në fazën mbrojtëse jemi tetë në vend të njëmbëdhjetë: si ia del?

“Ekipet lulëzojnë me lëvizje të sinkronizuara: fryma e sakrificës është thelbësore dhe karakteristikat fizike të lojtarëve janë themelore. Nuk mendoj, por mund të gaboj, se Lukaku, Lautaro dhe Dybala i kanë këto cilësi”, tha Sacchi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat