Zaniolo sinjale Juventusit

Futboll

Zaniolo sinjale Juventusit

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:18
Zaniolo sinjale Juventusit

Juventus po punon për të gjetur një zëvendësues për Dybala-n, i cili u largua në fundin e sezonit.

Një nga emrat që qarkullon prej kohësh në Torino është Nicolo Zaniolo, vetë lojtari i pyetur se a e sheh veten si zëvendësuesin e Dybala-s la gjithçka të hapur.

“Ai është një lojtar fantastik, të shohim. Jeta është e paparashikueshme, unë vijoj të stërvitem dhe mbetem në pritje. Milan? Më vjen mirë për Ibrahimoviq që fitoi titullin”, theksoi ndër të tjera Zaniolo.

Juve me sa duket nuk është dorëzuar ende në lidhje me Di Maria-n. Sipas Sky Sport, bardhezinjtë i kanë ofruar argjentinasit një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Vendimi pritet të merret brenda 24-48 orëve.

Së fundmi në Torino po lakohet edhe emri i Edin Dzeko, pasi Allegri kërkon një zëvendësues për Vlahovic. Nëse Dzeko largohet nga Inter, Juve pritet të paraqitet me një ofertë konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat