Pioli: Mezi pret të rikthehemi...

Futboll

Pioli: Mezi pret të rikthehemi...

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:20
Pioli: Mezi pret të rikthehemi...

Stefano Pioli po i shijon ditët e fundit të pushimeve pas titullit kampion. Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”,  ai ka konfirmuar besimin për një tjetër sezon pozitiv, ndërkohë që pret 4 blerje..

“Nuk jam ndjerë kurrë kaq shumë milanist, por mezi pres të rikthehem në fushë, të stërvit lojtarët dhe të mbrojmë titullin kampion. Më mungojnë shumë lojtarët e mi”, u shpreh Piolio.

Disa miq shumë të afërt me trajnerin kanë zbuluar se Piolo kërkon një mbrojtës, një mesfushor, një numër 7 dhe një numër 10, ose një 10 që mund të luajë edhe si 7.

Sipas mediave italiane, Divock Origi pritet të jetë transferimi i parë zyrtar i Milanit. Sulmuesi do të zbarkojë në Milano javën e ardhshme për të firmosur kontratën e re me “djallin”, Origi vjen falas nga Liverpool.

Një tjetër temë shumë e rëndësishme është edhe transferimi i Renato Sanchez. Milan ka gjetur prej kohësh akordin total me mesfushorin portugez por mbetet për tu mbyllur marrëveshja edhe me Lille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat