Zhvillimi i futbollit të femrave në Shqipëri

Futboll

Zhvillimi i futbollit të femrave në Shqipëri

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 18:14
Zhvillimi i futbollit të femrave në Shqipëri

Futbolli i femrave është një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit, që përgjatë viteve të fundit ka shtuar vëmendjen për zhvillimin e saj.

Edhe Dibra me ndihmën e Federatës Shqiptare të Futbollit do të zhvillojë futbollin e femrave duke filluar nga futbolli i shkollave deri tek ekipet e moshave. Interesimi i komunitetit ishte mbresëlënës me një pjesëmarrje vajzash mësuesish dhe prindër të interesuar për projektet e Federatës.  Klubi i Korabit zhvilloi një seancë stërvitore dhe ndeshje për 35 vajzat që ishin pjesë e këtij aktiviteti dhe grumbullimi të parë.   

Të pranishëm në kete event ishin përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, Florian Riza, Andi Zëre dhe Alban Tafaj, kryetari i Bashkisë së Dibrës, Rahim Spahiu si dhe nënkryetarët e Bashkisë, përfaqësuesi i KF Korabi, Fehmi Mëziu, përfaqësues të Zyrës Vendore Arsimore Dibër si edhe disa mësues të Edukimit Fizik në Dibër.

Përfaqësuesit e FSHF-së uruan iniciativen e re teksa premtuan se Federata Shqiptare e Futbollit do të jetë gjithmonë në mbështetje të tyre, për ta zhvilluar edhe më shumë futbollin e femrave dhe për t’i bërë ekipet edhe më konkuruese, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në kompeticionet europiane.  Gjithashtu, u diskutua edhe për ndërtimin e terreneve sportive në vend si dhe programet e zhvillimit të të rinjve dhe projekteve nëpër Institucione Arsimore e Ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat