Këta janë pesë mbrojtësit që Barcelona i shikon si zëvendësime të Alves

Futboll

Këta janë pesë mbrojtësit që Barcelona i shikon si zëvendësime të Alves

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 10:03
Dani Alves

Barcelona është në treg për një mbrojtës të ri të krahut të djathtë, pasi që vendosi të mos rinovojë kontratën e Dani Alves, dhe ka shumë opsione që Xavi mund të zgjedhë për ta zëvendësuar atë.

Alves iu ribashkua Barcelonës në nëntor të vitit të kaluar, pesë vite pasi u largua nga “Camp Nou” për te Juventusi.

Në total, Alves bëri 407 paraqitje për Barcelonën, duke fituar gjashtë tituj të La Ligës dhe duke e vendosur veten si një nga lojtarët më të mirë në historinë e klubit.

Ndërsa 39 vjeçari, Alves, po kërkon një vend në skuadrën e Kupës së Botës me Brazilin, Barcelona është në kërkim të një tjetër mbrojtësi të djathtë, pasi ajo kërkon të vazhdojnë rikthimin e saj në majat e futbollit nën drejtimin e Xavi Hernandez.

Gjiganti katalunas raportohet se është duke synuar shërbimet e Cezar Azpilicuetas së Chelseat, ndërkaq, spekulohet se edhe katër lojtarë të tjerë, të cilët po kërkohen si zëvendësime të Alves, janë në listën e të dëshiruarve të klubit.

Dodo i Shakhtar Donetsk është njëri nga opsionet, së bashku me Denzel Dumfries të Interit, Max Aarons të Norwich Cityt dhe Djibril Sidibe të Monacos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat