Muriel pritet të kalojë në një ekip tjetër

Futboll

Muriel pritet të kalojë në një ekip tjetër

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 11:14
Muriel pritet të kalojë në një ekip tjetër

Sulmuesi i Atalantës, Luis Muriel duket së sezonin e ardhshëm do të shijoj emocionet që prodhon elita e futbollit francez.

Marseille sipas medieve franceze, ka bërë gati një ofertë për sulmuesin e Atalantës.

Marseille është duke ndërtuar një skuadër të denjë për sezonin e ri, dhe sic raportohet, Muriel është në listën e klubit të madh francez.

Marseille thuhet së ka bërë gati ofertën në vlerë 12 milionë euro në adresë të Atalantës për sulmuesin Muriel.

Muriel krahas Marseilles është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane, por Marseille duket së do të jetë ‘shtëpia’ e tij e radhës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat