Tare është me mision në Angli

Futboll

Tare është me mision në Angli

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 11:19
Tare është me mision në Angli

Igli Tare është me mision në Angli.

Drejtori sportiv i Lacios, ka zbarkuar në Londër për të biseduar me Çelsin për mesfushorin e bardhekaltërve, Sergej Milinkoviç-Saviç.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive “Corriere dello Sport”, për momentin nuk ka asnjë ofertë konkrete të bluve të Londrës për serbin, por Tare ndodhet në Angli për të biseduar për të.

Gjithashtu drejtori sportiv i klubit bardhekaltër nuk ndodhet në ishull vetëm për çështjen e largimit të 27-vjeçarit serb, por mesa duket edhe për mesfushorin brazilian, Alan që Sarri e ka stërvitur në radhët e Napolit dhe do të ishte i gatshëm të largohej nga Evertoni për tu bashkuar sërish me ish-trajnerin.

Në sezonin që përfundoi, Milinkoviç-Saviç me fanellën e Lacios në Serinë A është aktivizuar gjithsej në 37 ndeshje duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 11 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat