Kukësi u tregon tifozëve fanellat e reja

Futboll

Kukësi u tregon tifozëve fanellat e reja

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 11:29
Kukësi u tregon tifozëve fanellat e reja

Kukësi ka bërë ndryshime në imazh për sezonin e ardhshëm.

Klubi verilindor ka publikuar mbrëmjen e djeshme fanellat e reja që lojtarët do të mbajnë veshur në edicionin e rij.

E para do të jetë një fanellë blu, me një shirit të bardhë te mëngët dhe te jaka. Në mes është e shënuar logoja e sponsorit me ngjyrë të bardhë, ndërsa më sipër në të majtë gjendet stema e klubit dhe në anën tjetër logoja e firmës që prodhon uniformat.

Ndërkohë fanella që do të vishet për ndeshjet ku Kukësi do të jetë visitor është e bardhë.

Vijat te mëngët dhe në pjesën e jakës janë të zeza, ashtu si edhe logoja e sponsorit në mes të fanellës. Kukësi ka shpërndarë për tifozët edhe fanellën e tretë për sezonin e ardhshëm, e cila do të ketë ngjyrën e zezë, me ndërthurje të vogla të bardha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat