Shkupi transferohet në Turqi, pason miqësorja me Tiranën

Futboll

Shkupi transferohet në Turqi, pason miqësorja me Tiranën

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 11:31
Shkupi transferohet në Turqi, pason miqësorja me Tiranën

Kampioni i Maqedonissë i futbollit, Shkupi, ka mbërritur në Turqi ku do të punojë në fazën kryesore të përgatitjeve para kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Çairiasit janë në Bolu dhe nga nesër do të fillojnë me stërvitjet. Tashmë janë duke i shqyrtuar ndeshjet miqësore dhe dueli i parë do të jetë më 19 qershor ndaj Tiranës.

Më pas vijon ndeshja kundër Fenerbahçes së madhe, e planifikuar për më 22 qershor në qytetin e Duzces dhe më 25 qershor do të luhet me Hermannstadt nga Rumania.

Në xhiron e parë kualifikuese të Champions League, Shkupi do të përballet me Lincoln Red Imps nga Gjibraltari dhe nëse e kalon këtë rival do të përballet me Dinamon e Zagrebit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat