Vjen duke u rritur numri i lojtarëve të larguar nga Renova

Futboll

Vjen duke u rritur numri i lojtarëve të larguar nga Renova

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 11:33
Vjen duke u rritur numri i lojtarëve të larguar nga Renova

Qetësi absolute te Renova edhe përkundër largimeve të shumta nga kjo skuadër. Pasi përmes faqes së tyre zyrtare në “facebook” njoftuan për plotë 7 largime, edhe atë të lojtarëve, si: Remzifaik Selmani, Viktor Serafimovski, Emran Ramadani, Mevlan Murati, Antonio Ilieski, Alban Taipi dhe portierit Igor Aleksovski, gjatë ditës së djehsme, siç mëson “infOSport.mk” nga tabori i skuadrës nga Xhepçishti janë larguar edhe mbrojtësi Xhelil Abdullahu, si dhe portieri Hadis Velii.

Që të dyve ju ka skaduar kontrata me Renovën, ndërsa pasi nuk gjetën gjuhë të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit, që të dy tashmë janë lojtar të lirë.

Me dyshen Abdullahu-Velii, numri i largimeve nga Renova arrinë në 9, që don të thotë se kjo skuadër sezonin e ri do të paraqitet krejtësisht me një skuadër të re, që do të mundohet ta komponojë sa më mirë trajneri Qatip Osmani, së bashku me asistentin e tij, Bashkim Livoreka.

Tashmë në potez janë drejtuesit e Renovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat