Akuzoi gjyqtarin për korrupsion në Europa League, por...

Futboll

Akuzoi gjyqtarin për korrupsion në Europa League, por...

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 11:46
Akuzoi gjyqtarin për korrupsion në Europa League, por...

Në ndeshjen e Europa League mes West Ham dhe Eintracht Frankfurti, mesfushori i skuadrës angleze, Declan Rice mori vëmendjen në këtë takim.

Rice akuzoi gjyqtarin spanjoll Jesus Gil Manzano për “korrupsion”, sipas videos së publikuar e cila ishte incizuar brenda në tunel të stadiumit më 5 maj, teksa është dënuar me dy ndeshje nga UEFA.

Trajneri David Moyes dhe mbrojtësi Aaron Cresswell, ishin përjashtuar nga loja në humbjen 1-0 të pësuar në Frankfurt.

Edhe Moyes është dënuar me një ndeshje për sjellje jo të mirë.

Klubi londinez është dënuar me 1500 funte për shkak se tifozët përdorën fishekzjarrë, ndërsa dënim ka marrë edhe Frankfurti.

Frankfurti duhet ta luajë një ndeshje pa praninë e shikuesve dhe është dënuar me 75 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat