Herën e fundit që Bayern Munih nuk e fitoi kampionatin...

Futboll

Herën e fundit që Bayern Munih nuk e fitoi kampionatin...

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 13:34
Hoeness

Dhjetë kampionate radhazi. Një rezultat i jashtëzakonshëm, aq më tepër nëse arrihet në një nga pesë kampionatet më të rëndësishme të Europës.

Herën e fundit që Bayern Munih nuk e fitoi kampionatin, dhe po flasim për pranverën e vitit 2012, Haaland ishte në shkollë të mesme, Verratti ishte ende duke luajtur për Pescara-n dhe Mourinho ishte trajner i Real Madrid-it.

Një jetë më parë, kryesisht … për rivalët vendas. Dominimi absolut i klubit bavarez ka sjellë shumë pakënaqësi, deri në atë pikë sa dikush në Gjermani ka sugjeruar edhe krijimin e play-off-it në fund të kampionatit.

Sigurisht, me gjasë bavarezët do t’i fitonin lehtësisht edhe ato, por të paktën do të kishte disa shanse më shumë për të parë dikë tjetër duke ngritur Meisterschale.

Dhe ka edhe nga ata si Hans-Joachim Watzke, drejtuesi i Borussia Dortmund, i cili ka folur për një kolaps të mundshëm të Bayern-it.

Rënia e Bayernit – Në një intervistë të disa javëve më parë për radiostacionin Deutschlandfunk, numri një i verdhezinjve ka bërë një… profeci:

“Në një moment ky dominim do të përfundojë, do të ketë një moment në vitet e ardhshme kur Bayern do të shembet. Kjo ndodhi me Paris Saint-Germain dhe gjithashtu me Juventus.

“Sigurisht, sa më shumë flasim për këtë, aq më shumë e bëjmë Bayern-in t’i kushtojë edhe më shumë vëmendje që të mos përfundojë kështu, por kam përshtypjen se diçka do të ndodhë në tre vitet e ardhshme”.

Por sipas presidentit të nderit të Bayernit, Uli Hoeness, ata që jetojnë me shpresë … vdesin në dëshpërim. Hoeness, i cili nuk tërhiqet kurrë mbrapa, i është përgjigjur Watzke në një intervistë për NOZ, duke ngacmuar rivalët e mëdhenj.

E njëmbëdhjeta e vërteta? – “Kanë dhjetë vjet që shpresojnë, pse të ndodhë në të njëmbëdhjetin?”. Si gjithmonë, diplomacia nuk është pjesë e bagazhit të Ulit, por të paktën ai pranon se Borussia Dortmund është ende kundërshtari më i frikshëm i Bayern-it.

Hoeness ka folur edhe për Nations League dhe ndikimin e saj te kalendarët. “Është absurde t’i lodhësh kaq shumë lojtarët përpara një sezoni në të cilin është Kupa e Botës në dimër dhe do të ketë tre ndeshje në javë. Ndeshjet e Nations League në fund të sezonit kanë qenë të papërgjeshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat