Varane flet për trajnerin e ri të United

Futboll

Varane flet për trajnerin e ri të United

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 18:21
Raphael Varane

Raphael Varane ka folur në lidhje me trajneri e ri të Manchester United.

Erik ten Hag do të jetë trajneri i ri i ‘Djajve të Kuq’ sezonin që po vie.

Holandezi do të ketë një punë të vështirë përpara, pasi do duhet ta këndell ekipin e Mançesterit.

Sezonin që lamë pas ata nuk arritën të siguronin një vend në Ligën e Kampionëve, por synimi i tyre këtë edicion do të jetë pozita që e dërgon në atë garë.

E lidhur me trajnerin e ri ka folur edhe qendërmbrojtësit, Raphael Varane.

Ai u shpreh i emocionuar që do të punojnë me trajnerin e tyre të ri dhe presin të përgatiten mirë për ndeshjet që i presin.

“Është një sezon i ri, është një fillim i ri, kështu që të gjithë janë të emocionuar të dëgjojnë për trajnerin e ri. Natyrisht ne duam të bëjmë mirë dhe të fitojmë çdo ndeshje, kështu që do të duhet të përgatitemi për sezonin e ri dhe mendoj se është e rëndësishme që të stërvitemi fort dhe të jemi gati”, tha Varane.

“Ne duam të jemi gati për sezonin e ri. Ne duhet të punojmë shumë dhe do të ketë shumë seanca stërvitore dhe shumë ndeshje, kështu që mendoj se do të jetë interesante dhe një kohë e shkëlqyer për të punuar shumë dhe për t’u përgatitur për sezonin”, përfundoi ai.

Varane kaloi te Man United nga Real Madridi në gusht të vitit të kaluar.

Në sezonin e tij të parë në ‘Old Trafford’ ai zhvilloi 29 paraqitje në të gjitha garat, shënoi një gol dhe asistoi një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat