Osmani po kthehet te Shkëndija?!

Futboll

Osmani po kthehet te Shkëndija?!

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 12:21
Osmani po kthehet te Shkëndija?!

Pas gjithë asaj që ndodhi me Renovën dhe rreth Renovës, pas njoftimeve se klubi nuk do të luajë sezonin e ardhshëm në LPFM, menjëherë nisën spekulimet me rikthimin e mundshëm të Qatip Osmanit, trajnerit aktual i Renovës, në kampin e Shkëndijës, shkruan “Sportmedia”, transmeton Open-TV.

Pikërisht, bëhet e ditur se zgjedhja e parë për trajner te “kuqezinjtë” e Tetovës para disa javësh ishte pikërisht “Qato”, i cili me Shkëndijën ka fituar tre tituj kampion. Ka pasur bisedime dhe negociata mes tij dhe Shkëndijës, më saktë me drejtorin sportiv Artim Shaqiri, por ato nuk dhanë fryte dhe “Qato” nënshkroi kontratë të re me “gjipspunuesit”.

Mirëpo, pas ngjarjeve të fundit në Renova, ai tashmë është i lirë dhe Shkëndija nuk do të ketë asnjë problem për ta angazhuar.

Bëhet e ditur se Shkendija, veçanërisht Shaqiri, ka pasur bisedime me disa emra për një trajner të ri, por diçka ka munguar për të caktuar një strateg të ri. Prandaj legjenda jonë e futbollit vendosi që ai si trajner të drejtojë ekipin në përgatitjet dhe paraqitjet në Evropë dhe më pas të kërkojë një emër të ri.

Qatip Osmani mund të jetë sërish te Shkëndija për kënaqësinë e tifozëve të këtij klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat