Kush do të jetë trajner i ri i Shkëndijës?

Futboll

Kush do të jetë trajner i ri i Shkëndijës?

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 12:58
Qatip Osmani

Kush do të jetë trajner i ri i Shkëndijës? Kjo është pyetja kryesore e të gjithë simpatizuesve të kuqezinjve, “Ballistëve” nga Tetova, por edhe mediave në vend.

Ka javë që spekulohen emra të shumtë, ndërsa emri i fundit që u publikua është edhe ai i Qatip Osmanit, trajner aktual i Renovës.

Ne telefonuam “Qaton” për të komentuar përmendjen e emrit të tij në mesin e atyre që mund të merrnin stolin e Shkëndijës:

“Asgjë nuk ka të vërtetë. Nuk e di nga doli ai lajm. Mua askush nga Shkëndija nuk më ka kontaktuar.Kaq mund të them”, deklaroi Qatip Osmani për Open-TV.

Ndryshe, Qatip Osmani disa herë me sukses të madh ka drejtuar Shkëndijën, duke fitur tituj kampioni dhe kupa në kampionatin vendor dhe ka pasur rezultate pozitive edhe në arenën evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat