Shkëndija synon një sulmues

Futboll

Shkëndija synon një sulmues

Nga: K.G. Më: 19 qershor 2022 Në ora: 15:22
Shkëndija synon një sulmues

Ish-golashënuesi më i mirë në kampionatin maqedonas Vlatko Stojanovski është objektivi i skuadrës shqiptare Shkendija e Tetovës. 

“Tetovarët janë në negociata për të angazhuar sulmuesin, i cili së fundi ishte pjesë e ekipit të Goricës në Kroaci, por u largua nga atje këtë verë. Shkendija synon të bëjë një super skuadër.

Vlatko Stojanovski, dikur ishte një nga sulmuesit më të mirë në kampionatin vendas në fanellën e Renovës.

Ai bëri një mega transfer në Francë, në skuadrën e Nimes, pastaj u huazua në ligën e dytë Chambly e më pas në Goricë.

Ai as aty nuk la përshtypje të mira, ndaj Shkendija padyshim që dëshiron ta shfrytëzojë këtë situatë të Stojanovskit dhe ta tërheqë atë në Tetovë”, shkruan mes të tjera media “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat