Gjiganti italian kërkon ta rrëmbejë Marcelon

Futboll

Gjiganti italian kërkon ta rrëmbejë Marcelon

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 15:58
Real Madridit, Marcelo

Milani thuhet se ka kontaktuar me agjentin e ish-lojtarit të Real Madridit, Marcelo, të cilit ka shprehur gatishmëri për t’i ofruar një kontratë një vjeçare.

Kontrata e mbrojtësit 34-vjeçar brazilian skadon me gjigantët spanjollë në fund të këtij muaji dhe marrëveshja e tij nuk do të rinovohet, duke e bërë atë të disponueshëm për të nënshkruar me ndonjë skuadër tjetër si lojtar i lirë.

Marcelo kaloi 15 vjet të karrierës së tij në Madrid dhe ai fitoi trofe shumë të rëndësishëm, duke përfshirë pesë trofe të Ligës së Kampionëve dhe gjashtë tituj të La Ligës, përcjellë KosovaPress.

Siç raportohet nga “AS”, Milani është i interesuar të marrë Marcelon këtë verë dhe i ka ofruar atij një kontratë me vlerë 3 milionë euro neto në sezon. Për momentin, megjithatë, 34-vjeçari nuk është i bindur për kalimin në Serie-A pasi ai do të përgjysmonte pagën që merr aktualisht me Real Madridin.

Gjërat mund të zhvillohen gjatë verës, por kuqezinjtë do të përballen me konkurrencën nga një numër i madh klubesh evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat