Të gjithë pas kolumbianit të Feyenoordit

Futboll

Të gjithë pas kolumbianit të Feyenoordit

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 18:08
Të gjithë pas kolumbianit të Feyenoordit

Luis Sinisterra ishte padyshim një nga zbulimet e Feyenoordit në sezonin që lamë pas, teksa me 23 gola në 45 ndeshje, ndihmoi skuadrën nga Roterdami që të shkojë deri në finalen e Conference League.

Paraqitja e mirë e tij bëri që shumë klube europiane të trokasin në dyert e Feyenoordit për të kërkuar informacione mbi çmimin e kartonit, teksa të fundit që janë futur në garë, janë francezët e Marseille.

Këta të fundit u përballën me Feyenoord në gjysmëfinalet e Conference League dhe vuajtën vetë cilësitë e Sinisterrës, që në dy ndeshje shënoi një gol dhe dha një asist, ndaj tani janë gati ta transferojnë në “Velodrome”.

Çmimi që Feyenoord pretendon të arkëtojë nga shitja e Sinisterrës 25 milionë euro, teksa përveç Marseillë, në garë për shërbimet e tij janë edhe klube si Arsenali, Napoli, Bayer Leverkusen dhe Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat