​Marotta paralajmëron shitjen e Milan Skriniarit

Futboll

​Marotta paralajmëron shitjen e Milan Skriniarit

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 12:43
​Marotta paralajmëron shitjen e Milan Skriniarit

Drejtuesit e Interit janë maksimalisht të angazhuar në këtë afat kalimtar veror duke synuar rritjen e konkurrencës në skuadër para fillimit të sezonit të ri garues 2022.23.

Onana, Mkhitaryan mësohet se tashmë kanë kompletuar kalimin e tyre te Interit, derisa klubi është në negociata të avancuara me dyshen sulmuese Paulo Dybala-Romelu Lukaku.

Argjentinasi është lojtarë i lirë pasi kontrata me Juventusin i ka skaduar, ndërsa sulmuesi belg është në pronësi të Chelseat dhe po këmbëngul që të rikthehet në Serie-A në formë huazimi, përcjellë KosovaPress.

Të gjitha këto operacione të hënën i ka konfirmuar edhe drejtori i përgjithshëm i Interit Beppe Marotta i cili ka thënë se Onana dhe Mikhitaryan do të zyrtarizohen së shpejti, ndërsa për Dybalan dhe Lukakun deklaroi se janë duke u diskutuar disa probleme mes palëve.

Por, tifozët zikaltër nuk do të presin vetëm lajme të mira sepse Marotta ka lënë të hapur mundësine e shitjes së ndonjë emri të madh, duke thënë se zëvendësimet në mbrojtje janë më të lehta, duke aluduar kështu në largimin e ndonjërit mes Bastonit dhe Skriniarit. Ky i fundit po kërkohet me ngul nga Paris-Saint-Germain dhe tashmë kanë paraqitur një ofertë prej 50 milionë eurove. Interi nga ana tjetër e vlerëson lojtarin me 80 milionë.

Në rast të largimit në reprezentuesit sllovak, Interi po mendon ta zëvendësojë atë me Bremerin e Torinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat