Detajet nga marrëveshja e re Vinicius Jr – Real Madrid

Futboll

Detajet nga marrëveshja e re Vinicius Jr – Real Madrid

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 17:02
Vinicius Junior

Vinicius Junior pritet që të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin.

Sulmuesi brazilian në sezonin e fundit ishte ndër futbollistët kryesorë te skuadra nga kryeqyteti spanjoll, me të cilën e fitoi titullin e kampionit në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

Krerët e klubit spanjoll janë të kënaqur dhe duan që të rinovojnë që tani kontratën me 21-vjeçarin.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Vinicius do të zgjasë kontratën deri në vitin 2027.

Marrëveshja e re thuhet se do të bëhet zyrtare në ditët në vijim.

Tani për tani, Vinicius Jr ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat