Llapi mbetet pa Jasharin

Futboll

Llapi mbetet pa Jasharin

Nga: K.G. Më: 21 qershor 2022 Në ora: 14:14
Llapi mbetet pa Jasharin

Futbollisti Dardan Jashari ndahet me fituesin e Kupës së Kosovës, Llapin e Podujevës. 

Jashari është krenar që për një vit arriti dy trofe në klubin llapjan.  

“Nuk jam më pjesë e klubit futbollistik KF Llapi. 

Dy trofe në Podujevë, një Kupë e Kosovës dhe një Superkupë, shpresoj të janë të mjaftueshme për këtë 1 vit sa kalova këtu.

Dua të falënderojë kryesinë e klubit për korrektësinë ndaj meje, stafin për mbështetjen, bashkelojtarët për momentet që i kaluam së bashku dhe tifozerinë ‘Legjendat’ për përkrahjen e dhënë”, njofton Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat