Shqipëria U17 triumfon ndaj Kosovës

Futboll

Shqipëria U17 triumfon ndaj Kosovës

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 20:27
Shqipëria U17 triumfon ndaj Kosovës

Është mbyllur miqësorja mes Shqipërisë dhe Kosovës U17, e cila u luajt në stadiumin “Kukës Arena”.

“Kuqezinjtë” ja dolën ta fitojnë vëllazëroren me rezultatin e ngushtë 1:0.

Goli i vetëm erdhi nga kapiteni Kurti me penallti në minutën e 25’ të pjesës së parë.

Rrjeta e pjesës së parë nuk e ndali Shqipërinë të kërkonte golin e dytë, teksa në pjesën e dytë u krijuan disa raste të tjera, por pa sukses. Kjo dhe për meritë të “dardanëve” që u mbrojtën mjaft mirë.

Kujtojmë se më 23 qershor do luhet ndeshja e dytë miqësore e kësaj grupmoshe, po në “Kukës Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat