Ademi: Ndeshjet shërbejnë për t'u përgatitur sa më mirë për kualifikueset

Futboll

Ademi: Ndeshjet shërbejnë për t'u përgatitur sa më mirë për kualifikueset

Nga: K.G. Më: 21 qershor 2022 Në ora: 20:39
Ademi: Ndeshjet shërbejnë për t'u përgatitur sa më mirë për kualifikueset

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tha se si Kosovës U17 po ashtu edhe Shqipërisë U17, ndeshjet miqësore iu shërbejnë për t’u përgatitur sa më mirë për garat kualifikuese.

Kombëtarja e Shqipërisë U-17, ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Kosovës, në miqësoren që u zhvillua sot në Kukës.   

Sot, në Kukës, ndoqa nga afër ndeshjen miqësore të Kombëtareve U17, Shqipëri - Kosovë, ku u shfaq lojë e pëlqyeshme nga futbollistët e të dyja ekipeve.

Bashkëpunimi ndërmjet dy federatave është i shkëlqyeshëm, derisa ndeshjet si kjo i shërbejnë të dy ekipeve kombëtare për t'u përgatitur sa më mirë për ndeshjet kualifikuese në muajin tetor”, ka shkruar Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat