Minamino largohet nga Liverpooli, i bashkohet gjigantit francez

Futboll

Minamino largohet nga Liverpooli, i bashkohet gjigantit francez

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 22:53
Takumi Minamino

Si duket Divock Origi e Sadio Mane nuk do të jenë lojtarët e vetëm që po largohen nga Liverpooli, pasi që “Sky Sports” tani raporton se Takumi Minamino është lojtari i radhës i cili i largohet nga gjiganti anglez.

Gjiganti francez, AS Monaco, thuhet të ketë arritur marrëveshje me Liverpoolin për shërbimet e Minaminos, ndërsa do të paguajë dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh plus 3 milionë të tjera në formë të bonuseve.

27 vjeçari u transferua nga Red Bull Salzburg në vitin 2020 dhe ka luajtur 55 herë për Liverpoolin, duke shënuar 14 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat