Southampton firmos me talentin gjerman

Futboll

Southampton firmos me talentin gjerman

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 23:04
Southampton firmos me talentin gjerman

Southampton shquhet për identifikimin dhe lancimin e të rinjve, teksa këtë herë ka firmosur me gjermanin Armel Bella-Kotchap.

Futbollisti 21-vjeçar është rritur te Bochum dhe shihet si një nga më premtuesit e futbollit gjerman, teksa sezonin e ardhshëm do të jetë nën urdhrat e Hasenhuttl.

Klubi i Southampton pagoi pot 10 milionë euro për kartonin e Bella-Kotchap, që nga ana tjetër firmosi një kontratë 4-vjeçare me “shenjtorët” dhe do të provojë të ndjekë rrugën e Virgil Van Dijk, që bëri hapin e madh pikërisht te ky klub.

Sezonin që lamë pas pjesë e Southampton ishte edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Broja, i cili bëri mjaft mirë, por tani është rikthyer te Chelsea, që disponon edhe kartonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat