Salernitana kërkon Cavanin

Futboll

Salernitana kërkon Cavanin

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 12:49
Salernitana kërkon Cavanin

Salernitana kërkon të bëjë një lëvizje të madhe në merkato, për të transferuar Edinson Cavanin.

Edhe pse futbollisti uruguaian është pa kontratë, transferimi i tij mbetet i vështirë për shkak të pagës së futbollistit.

Gjithsesi klubi italian ka gati një kontratë 2-vjeçare me 2 milionë euro në sezon plus 200 mijë euro për çdo gol të shënuar. Cavani për momentin është me pushime dhe nuk ka vendosur se ku do të luajë.

Cavani është një nga lojtarët e preferuar të presidentit Iervolino, që ka disa javë që po bën të pamundurën që të sjellë në Salerno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat